Juventus gëzon tifozët për Dybalan

Futboll

Juventus gëzon tifozët për Dybalan

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 00:07
Paulo Dybala

Paulo Dybala do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

E ardhmja e Paulo Dybalas është në Juventus, me të cilën skuadër do të nënshkruaj kontratë të re në fund të këtij muaji.

Kjo është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, i cili tha se Dybala do të mbetet në Torino.

“Ekipi i Dybalas është në Argjentinë. Nuk ka arsye për t’u brengosur. Ata do të arrijnë në fund të muajit dhe do të nënshkruajmë kontratë të re”, tha Marotta për Mediaset.

Kujtojmë se për Dybalan janë të interesuara skuadrat më të mëdha evropiane, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, PSG dhe Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat