Pep: Aguero është i rëndësishëm për Cityn

Futboll

Pep: Aguero është i rëndësishëm për Cityn

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 14:22
Sergio Aguero. dhe Pep Guardiola

Me ardhjen e Gabriel Jesus te Manchester City, nuk ka më vend në formacionin e parë për Agueron.

Argjentinasi është lënë në bankën rezervë në ndeshjet e fundit nga Guardiola, por Pep insiston që vazhdon të llogarisë në Agueron, transmeton KosovaPress.

“Unë kam nevojë për të gjithë këta lojtarë dhe sidomos për sulmuesit. E di se sa i rëndësishëm është Sergio. Këtë gjë e kam ditur edhe dje, edhe pardje edhe para një jave si dhe para një muaji”, u është përgjigjur Guardiola gazetarëve në pyetjen se a llogaritë në Agueron.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm por që në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur pasi që tre lojtarët tjerë të sulmit, Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Raheem Sterling kanë qenë të mrekullueshëm”.

“Sezoni është shumë i gjatë dhe do të ketë hapësira për të gjithë përfshirë këtu edhe Agueron”, ka përfunduar Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat