Barcelona pësoi fiasko në Paris!

Futboll

Barcelona pësoi fiasko në Paris!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 22:37
PSG-Barcelona

Angel di Maria ka qenë fatal për Barcelonën. Kampioni i  Francës, PSG, e deklasoi me rezultat 4:0 kampionin e Spanjës, Barcelonën, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në ftuboll.

Çfarë ngjau me Barcelonën? A e priti ndokush këtë debakël? Askush!  Shumica ishin të bindur se Barcelona do të kthehet e pamposhtur, por askujt nuk i shkoi mendja se do të pësoi fiasko të vërtetë në Paris! Parisi ishte shumë i fortë, i papërmbajtshëm dhe pothuajse tani edhe me një këmbë në çerekfinalen e madhe! Superlojë e PSG-së ndaj ekipit të Messit, Suarezit e Neymarit, që konsiderohet si sulmi më i frikshëm në botë. Kjo treshe nuk bëri asgjë, nuk shënuan asnjëherë në portën e vendasve.

Në minutën e 18-të, Angel di Maria, me mjeshtrin e tij, nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, godet bukur dhe portieri i Barcelonës, Ter Stegen vetëm me shikim e ka përcjellë topin nga përplaset në pjesën e lartë të këndit të majtë të portës.  Në minutën e 40-të, Verratti për bukuri e fut në zjarr Draxlerin i cili në pozitë të volitshme brenda 16-shit, me goditje të saktë dysfishon epërsinë në 2:0.

Në minutën e 55-të. Di Maria me vetëmohim të pashoq me një lëvizje dinake nga rreth 20 metra shënoi eurogol në pjesën e epërme të këndit të djathtë dhe 3:0.

Në minuitën e 72-të. Cavani thellon fitoren e kampionit francez.  Cavani futet në 16-sh me një godtije sa të fortë e të saktë e trondit Barcelonën. PSG do të shkojë në Camp Nou me një epërsi të thellë dhe që i bën edhe komod për t’u kualifikuar më tej, ndërsa Barcelona i ka vështirësuar shumë gjasat për më tutje.   Një ndeshje e madhe e parisienëve që do të kujtohet gjatë sidomos loja e Di Marias që vërtet shkaktoi senzacion me dy gola nga distanca dhe loja e jashtëzakonshme e bashkëlojtarëve të tij.

PSG-Barcelona 4:0

Stadiumi “Parc des Princes”, Paris.

Gjyqtar: Szymon Marciniak (Polonia).

Shënues: Di Maria (18’ e 55’), Draxler (40’), Cavani 72’).

Kartonat e verdhë: Rabiot  - Rafinha, Gomes e Busquets.

PSG: Trapp, Meunier, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa, Verratti (Nkunku 69’), Rabiot, Matuidi, di Maria (Lucas 61’),  Draxler (Pastore 86’) dhe Cavani.

Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba, Busquets, Andre Gomes (Rafinha 58’), Iniesta (Rakitiç 72’), Messi, Suarez dhe Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat