Benfica fiton, Dortmundi humb penalltinë

Futboll

Benfica fiton, Dortmundi humb penalltinë

Nga: K. Goca Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 22:54
Dortmundi humb penalltinë

Skuadra portugeze, Benfica, shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Dortmundit, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League. Një fitore e bujshme për ekipin portugez që sado kudo i jep qetësinë për sfidën e kthimit në Dortrmund. 

Skuadra gjermane pati rastin të kthehet me rezultat të mirë sikurse të realizonin penalltinë. Në minutën e 48-të, mysafirët nuk ishin të vendosur si duhet dhe futbollisti Mitroglou nga afërsia e futi topin në rrjetë, 1:0. Pas dhjetë minutave përkatësisht në minutën e 58-të, Dormundi pati rast të artë të barazoi rezultatin, por futbollisti Aubameyang dështoi nga penaltlia, pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Erderson.

Andaj, Benfica fitoi takimin e parë më shumë fat, ndërsa Dormund shpreson se do të përmbysë këtë disfatë në konak të saj. 

Benfica-Dortmund 1:0

Stadiumi “da Luz”, Lisbon.

Shikues: 65000.

Gjyqtar:  Nicola Rizzoli (Italia).

Shënues: Mitroglou (48’)

Kartonat e verdhë: Fejsa - Schmelzer, Pulisic, Bartra.

Benfica: Ederson,  Nelson Semedo, Luisao, Nilsson Lindelöf, Eliseu, Fejsa, Pizzi, Salvio, Carrillo (Augusto 46’), Rafa (Cervi (76’)dhe Mitroglou Jeminez (75’).   

Dortmund: Bürki, Piszczek, Sokratis, Bartra, Durm, Schmelzer, Weigl, Guerreiro (Castro 82’), Dembele, Reus (Pulisic 82’) dhe Aubameyang (Schurrle 62’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat