34 vjet më parë, ky ishte formacioni i Prishtinës që tronditi Crvena Zvezdën dhe Serbinë!

Futboll

34 vjet më parë, ky ishte formacioni i Prishtinës që tronditi Crvena Zvezdën dhe Serbinë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 shkurt 2017 Në ora: 12:31
Pamje e një fotografie nga arkiva

Historia qoftë për mirë qoftë për të keq nuk fshihet, gjithmonë mbeten në arkiv! Një periudhë që e kujtojnë me krenari gjeneratat e vjetra pa dyshim është fitorja e Prishtinës së famshme të asaj periudhe të viteve të 80-ta, që ishte sikur kombëtare për shqiptarët e Kosovës. Sot e asaj dite gjeneratat e vjetra e kujtojnë fitoren e madhe të Prishtinës në midis Beogradit, në stadiumin ‘Marakana’ ku e mposhti me rezultat 3:1 Cërvena Zvezdën. Gjeneratat e vjetra ende flasin për atë ndeshje, ende e kanë të freskët at super fitore që tërboi Serbinë shoveniste madje ka pasur edhe shumë tifozë të arrestuar nga milicia serbe!  Ndeshja ishte luajtur me 16 tetor të vitit 1983, në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë Federative të shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia, raporton gazeta kombëtare “Bota sot”.  Kjo fitore e kishte përvëluar Beogradin e tërë Serbinë. Agim Cana shënoi në minutën e 55-të dhe Zoran Batroviç në atë të 68’ e 72’, duke e tronditur ekipin serb dhe tifozët e saj ‘Delija’. Atë periudhë Zvezda doli kampion me 44 pikë, kishte dy pikë më shumë se Partizani i Beogradit, Zhelezniçari nga Sarajeva, Rijeka, dhe pesë më shumë se Hajduku nga Spliti, ndërsa Prishtina përfundoi në vend të tetë me 33 pikë ose me 15 fitore, 3 barazime e 16 humbje, me goldallim 36:55.

Crvena Zvezda-Prishtina   1:3  (1:0)

Stadiumi Maracana, Beograd.

Shikues: 10.000. 

Gjyqtara: Stipe Glavina.

Shënues: Boshko Gjurovski (30’-nga penalltia) – Agim Cana (55’), Zoran Batroviq (68’ e 72’).

Crvena Zvezda: Ivkoviq, Komadina (Gjuroviq), Jovin, Bankoviq, Elsner, B. Gjurovski, Shestiq, Millojeviq, Nikoliq, Janjanin dhe Mrkela.

Prishtina: Shujica, Shengyli, Sinani, Cimili, Gruevski, Rama, Mehinoviç, F. Muriqi, Vokrri (Rugova), Cana dhe Batroviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat