Hitzfeld: Nuk e kuptova zëvendësimin

Futboll

Hitzfeld: Nuk e kuptova zëvendësimin

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:21
Pamje nga ndeshja

Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, shprehet kritikë ndaj trajnerit të Dormundit, Thomas Tuchel, në lidhje me zëvendësimin e futbollistit Pierre-Emerick Aubameyang pikërisht në minutën e 62-të. Dortmundi si mysafirë pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Benfica, në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions League.  Aubameyang e humbi penalltinë në minutën e 58-të dhe lëshoi rastin ta barazoi rezultatin. “Nuk e kuptova këtë zëvendësim. Gjithnjë kam qenë i lidhur me sulmuesit e mi më të mirë. Unë do t’ia jepja edhe një shans për të shënuar. Nuk e kuptova aspak vendimin. Kur flet për sulmues klasi, ata mund të shënojnë shpejt”, ka thënë Hitzfeld.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat