Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva do të jetë rival i vështirë për kampionin në fuqi, Feronikelin nga Drenasi. Feronikeli beson e shpreson në fitore mbase në cilësinë e ekipit dhe përparësinë e fushës. “Feronikeli ka vijuar përgatitjet para ndeshjes jetike në garën e Digitalb Kupës së Kosovës, që luhet të shtunën me Llapin.
Moti i mirë fusha përfekte, faktor këta shumë të rëndësishëm për një seancë stërvitore ka bërë që Afrim Tovërlani (Toki) me bashkëpunëtorë ta zbatojnë planin e tyre drejt përmbylljes së fazës finale para fillimit të sezonit pranveror.
Skuadra nesër kthehet në "Rexhep Rexhepi" atu ku do të luaj ndeshjen me Llapin, ditën e shtune me fillim nga ora 12:30”, bëhet e ditur nga FC Feronikeli.