Reali e sheh Otamendin si zëvendësues i Pepes

Futboll

Reali e sheh Otamendin si zëvendësues i Pepes

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:34
Nicolas Otamendi

Nicolas Otamendi ka rënë në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Real Madrid janë në gjah për të gjetur një mbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm, pasi pritet një largim në verë i portugezit Pepe.

Sipas TyCSports, ‘Mbretërit’ e shohin mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendin si një zëvendësues potencial për Pepen, i cili pritet të transferohet në Kinë.

Qendërmbrojtësi argjentinas ishte edhe më herët pjesë e La Ligas, pasi luajti në Valencia deri në gusht të 2015, ndërsa këtë sezon ka bërë 20 paraqitje në Ligën Premier me Cityn.

Çmimi i 29-vjeçarit argjentinas mendohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat