Do të largohet!

Futboll

Do të largohet!

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Leiva

Mesfushori brazilian po kalon muajt e fundit në Anfield. Lucas Leiva pritet të kthehet në vendlindje më saktësisht te ish-skuadra e tij Gremio. Mesfushori 30-vjeçar ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jurgen Klopp, derisa gjatë afatit kalimtar të janarit ishte pranë kalimit te Interi në Serie A, por marrëveshja dështoi në çastet e fundit.

Sipas medieve në Angli, Leiva tani do t’i bashkohet Gremios, skuadër me të cilën ka luajtur nga viti 2005 deri më 2007, ku më pas u transferua te Liverpooli.

Leiva ka 233 paraqitje me The Reds dhe ka realizuar vetëm një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat