Zeman trajneri i ri i Memushajt dhe Malokut

Futboll

Zeman trajneri i ri i Memushajt dhe Malokut

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:12
Zeman

Zdenek Zeman kthehet te Pescara. “Boemi” pranoi ofertën e klubit të Serisë A, për të marrë drejtimin e stolit pas largimit të trajnerit Massimo Oddo.

Trajneri kthehet në Abruco pasi në vitin 2012 arriti ta ngjiste klubin në elitën e futbollit italian, ndërsa tashmë objektivi është ta shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria. Zeman pranoi ofertën e bardhkaltërve, ku bëhet fjalë për kontratë deri në vitin 2018, nga e cila do të përfitojë pagë 100 mijë euro deri në fund të këtij edicioni dhe 400 mijë euro për sezonin e ardhshëm.

Trajneri 69-vjeçar ka studiuar me kujdes kongiengjentin e futbollistëve që ka në dispozicion dhe po vlerëson mënyrat e lojës që do ti përshtateshin më së miri ekipit. Zeman njihet për lojën ofensive që praktikon dhe kjo pritet të ndryshojë jo vetëm ecurinë e Pescara-s, por edhe paraqitjet në fushë, me kapitenin Ledjan Memushaj që do të vijojë të ketë një rol të rëndësishëm në manovrat sulmuese. Ndërkohë, mbrojtësi 18-vjeçar Leonardo Maloku vijon të presë shansin për të debutuar në Serinë A italiane, qoftë edhe për pak minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat