Dëshiron të largohet nga Arsenali lojtari që u transferua gjatë verës

Futboll

Dëshiron të largohet nga Arsenali lojtari që u transferua gjatë verës

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:49
Lucas Perez

Perez mendon se te Arsenali nuk do ta realizojë ëndrrën fëmijërore, të luajë për Spanjën.

Sulmuesi 28 vjeçar, Lucas Perez, është duke menduar që të largohet nga Arsenali gjatë verës, pasi dëshiron të realizojë ëndrrën fëmijërore, të luajë për Spanjës në Kupën e Botës në vitin 2018, mëson Goal nga burime të sigurta.

Sulmuesi spanjoll nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Arsene Wenger, pavarësisht se ka luajtur mirë sa herë është inkuadruar në lojë.

Perez, i cili shënon gol çdo 133 minuta, këtë edicion ka qenë titullar vetëm tetë ndeshje dhe për të siguruar një vend në Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës “Rusia 2018”, duhet të luajë më shumë dhe për këtë do të gjejë skuadër të re.

Goal bën të ditur se burime të sigurta u kanë treguar atyre se Perez po e shqyrton seriozisht mundësin e largimit nga Emirates, për një skuadër që do t’i garantonte vendin e titullarit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojë një vend në Kombëtaren e Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat