Rikthehet Bale

Futboll

Rikthehet Bale

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:47
Gareth Bale

Futbollisti Gareth Bale është rikthyer. Trajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se uellsiani do të stërvitet sërish me Real Madridin, gati tre muaj pasi ndrydhi kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e Champions-it, kundër Sporting të Portugalisë. 88 ditë mungesë në fushat e blerta kanë qenë një peshë e rëndë jo vetëm për lojtarin, por edhe për pjesën tjetër të ekipit madrilen. “Rikthimi i këtij lojtari është i rëndësishëm për ne, sepse e dimë cilësinë që ka, shpejtësinë, goditjen. E njohim tashmë dëmin që mund t’i bëjë cilitdo kundërshtari. Gareth është shumë i lumtur të rikthehet në ekip, për të qenë me ne. Eshtë shumë i emocionuar”, – ka thënë Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat