Ja kush e referon Shkëndijen

Futboll

Ja kush e referon Shkëndijen

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:39
Futbollistët e Shkëndijes gjatë stërvitjes

Në përputhje me marrëveshjen mes Federata e Futbollit Maqedonisë dhe skuadrave të ligës së parë, në pjesën pranverore të kampionatit gjyqtarët do të tërhiqen me short. Në ndeshjet e javës së parë të cilat do të luhen të dielën në ora 14:00, sot shorti deshi që refer kryesor në ndeshjen Vardar-Shkupi në “Telekom Arena” të jetë arbitri më i mirë, Aleksandar Stavrev, të cilit do ti ndihmojnë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Në duelin mes Shkëndijës dhe Sileksit në Tetovë refer kryesor do të jetë Stojanco Stojanov nga Shtipi.

Derbin e Pellagonisë mes Pobedës dhe Pelisterit që do të luhet në Strumicë (stadium në Prilep është duke u rinovuar) do ta gjykojë Dimitar Meckarovski nga Shkupi.

Në Gjorce Petrov ku do të takohen Makedonija GJP dhe Rabotnikci refer kryesor do të jetë Marjan Markoski nga Ohri, kurse do t’i ndihmojnë Zharko Todorovski, Aco Macevski dge Marjan Eckoski, ndërsa duelin mes Bregallnicës dhe Renovës do ta drejtoj Dejan Jakimovski nga Shkupi me ndihmës Igor Shirilov dhe Nikola Bozhinovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat