Refuzohet apeli, Suarez nuk luan në finale të kupës

Futboll

Refuzohet apeli, Suarez nuk luan në finale të kupës

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 20:38
Luis Suarez

Luis Suarez do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin Luis Suarez, për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Deportivo Alaves, pasi që uruguaiani është i suspenduar për këtë takim. 

Suarez ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Atletico Madrid dhe ai kishte vendosur që ta apelonte vendimin për dënim pasi që sipas tij ndërhyrja nuk kishte qenë për karton të kuq, por përgjigja për këtë apelim ka qenë negative dhe kësisoj ai nuk do të jetë në fushë.

Përveç Suarez edhe Sergi Roberto do të mungojë në finale për shkak të suspendimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat