Bale luan ndaj Espanyolit

Futboll

Bale luan ndaj Espanyolit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 22:43
Gareth Bale

Zinedine Zidane ka një mundësi më shumë për ndeshjen e fundjavës.

Gareth Bale është ftuar për ndeshjen ndaj Espanyol që Real Madridi e zhvillon këtë fundjavë.

Uellsiani madje pritet që të luajë për disa minuta në këtë takim, lajm të cilin e konfirmon trajneri i ‘Los Blancos’ Zinedine Zidane.

“Bale është ftuar në skuadër dhe kam në plan që t’i jap disa minuta për të luajtur në këtë ndeshje”, u ka thënë Zidane gazetarëve.

“Ai është i lumtur që është kthyer së bashku me ekipin dhe ne jemi të gëzuar për të, pasi që është një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat