Allegri ka një lajm për tifozët e Arsenalit

Futboll

Allegri ka një lajm për tifozët e Arsenalit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 08:47
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka komentuar spekulimet rreth emërimit të tij në postin e menaxherit të Arsenalit.

Massimiliano Allegri ka pranuar se ka njohuri për gjuhën angleze pas spekulimeve se mund të jetë pasardhës i Arsene Wengerit në postin e menaxherit të Arsenalit.

Strategu francez është nën presion të madh dhe mund të largohet nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Allegri e ka marrë me shaka opsionin e tij.

“Si është anglishtja ime? Kam filluar ta mësojë para se të bëhem trajner i Milanit, tani jam larguar”, deklaroi ai për “Sky Italia”.

“Ata thonë se do të shkoj në Arsenal? Ju të gjithë e thoni këtë, unë vetëm dëgjoj”, theksoi Allegri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat