“Marca” zbulon planin e Barcelonës për ndeshjen kundër PSG

Futboll

“Marca” zbulon planin e Barcelonës për ndeshjen kundër PSG

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 08:52
ilustrim

Barcelona ka një plan fantastik për ndeshjen e kthimit kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Futbollistët e Barcelonës besojnë në përmbysje të disavantazhit prej 4:0 në ndeshjen e kthimit kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalane u dominua nga kundërshtari në duelin e parë në Parc des Princes.

Por, “Marca” shkruan se futbollistët e Barcelonës u kanë kërkuar tifozëve që t’u ndihmojnë në përpjekje për të realizuar misionin e vështirë, por sipas tyre jo të pamundur”.

Barcelona synon të zhvillojë një ndeshje perfekte në Camp Nou për të shpresuar në një fitore të thellë që do t’u mundësonte ta vazhdojnë ndjekjen e trofeut më të rëndësishëm evropian për klube. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat