Donnarumma 18 vjeç, Milani ka gati rinovimin

Futboll

Donnarumma 18 vjeç, Milani ka gati rinovimin

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:47
Donnarumma

Gianluiggi Donnarumma mbush 18-vjec. Javën e ardhshme portieri i Milanit do të festojë ditën e tij të lindjes dhe drejtuesit e klubit kuqezi do ta blindojnë lojtarin duke i ofruar atij një kontratë 5-vcjecare, që mund të konsiderohet dhe si dhuratë për këtë ditë të vecantë të 17-vjecarit. Marrëveshja mund të përmbante dhe një periudhë më të shkurtët por, Milani dëshiron që porta të jetë e sigurt për shumë kohë. Përtej situatës optimiste që duket në pamje të parë, qarkullojnë dhe disa skenare, të cilët ndoshta dhe mund të vënë në pikëpytje të ardhmen e Donnarummas.

Varianti më i mirë është që mes kinezve dhe menaxherit të gardianit Mino Raiola të gjendet gjuha e kompromisit përsa i përket aspektit financiar. Situatë tjetër hipotetike është ajo që investitorët aziatikë nuk do të arrijnë të bindin Raiolan në lidhje me projektet që ka klubi për të ardhmen dhe objektivat. Sidoqoftë përtej ankthit, në qiell shihen re te bardha, pasi të gjithë janë të vetëdishëm se sa i rëndësishëm është Giannluiggi Donnarumma për Milanin. Gardiani i kuqezinvje është një thesar i vërtetë për “Djallin” pasi me pritjet e tij ai i ka siguruar pikë të rëndësishme skuadrës me peshë golash të shënuar. Këtë fakt ai e ka vërtetuar në disa takime. Kështu drejtusit e klubit duhet të bëjnë maksimumin për të mos lejuar largimin e talentit Donnarumma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat