Talenti shqiptar shënon në fitoren bindëse të Zurich-ut

Futboll

Talenti shqiptar shënon në fitoren bindëse të Zurich-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:49
Mirlind Kryeziu,

Në elitën e futbollit zviceran po ashtu edhe në Ligën e Dytë (Challeng League) luajnë me sukses të madh shumë shqiptarë. Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Mirlind Kryeziu, realizoi golin e parë të tij në fanellën e Zurich-ut e cila si mysafirë e demoloi me rezultat 4:0 Wil-in e Adonis Ajetit.  Kryeziu dhe Burim Kukeli u paraqitën titullarë për Zurich-un dhe shkëlqyen me lojë dhe me fitore bindëse, duke përforcuar edhe më shumë kreun e tabelës. Golat i shënuan: Raphael Dwamena (40’), Oliver Buff (62’), Mirlind Kryeziu (68’) e Adrian Winter (84’. Ajeti luajti standard dhe Samir Fazli nga minuta e 70-të për Wil-in por të paforcë ndaj Zurich-ut. Pas javës së 21-të, Zurich udhëheq renditjen me 52 pikë në Challeng League, kurse Wil mban pozitën e pestë me 27 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat