Interi importon pikë të plota, Xhemaili e Bologna kokulur

Futboll

Interi importon pikë të plota, Xhemaili e Bologna kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:26
Pamje nga shënimi i golit

Skuadra e Interit kthehet me tri pikë të plota dhe shumë të rëndësishme në luftë për të siguruar një vend në garat e Champions League. Falë golit të brazilianit Gabriel Interi në udhëtim e mundi me rezultat 1:0  Bologna-n, në ndeshjen e javës së 25-të të Serie A. Futbollisti D’Ambrosio për bukuri pasoi një top dhe Gabriel nga afërsia me lehtësi e fërfëlloi topin në rrjetë në minutën e 81-të. Një fitore e madhe për Interin, dhe dëshpërim për Bologna-n e Blerim Xhemailit.

Shqiptari Xhemaili, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës, u paraqit standard për Bologna-n, por nuk arritën të fitojnë pikë. Bologna vazhdon me rezultate të zeza, katër humbje rresht dhe aktualisht janë në vend të 15-të me 27 pikë, kurse Interi mban pozitën e 4-të me 48 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat