Prishtina dhe Liria siguruan çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Futboll

Prishtina dhe Liria siguruan çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Nga: K.Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:32
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Prishtinës dhe Liria e Prizrenit e siguruan kualifikimin në çerekfinalen e Digitaalb Kupa e Kosovës në futboll. Prishtina si mysafirë shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj rivalit të vjetër, Vëllaznimit nga Gjakova. Në minutën e 7-të, në zonë pengohet Ahmed Januzi dhe gjyqtari akordon penallti për Prishtinën. Liridon Leci merr përgjegjësinë dhe pa problem shënoi për fitoren 0:1. Në minutën e 81-të, Makenda pati rastin të shtoi epërsinë, por golin ia mohoi shtylla. Liiria e mposhti me 2:0 Bashkimin e Koretinit, duke iu falënderuar golave të Liridon Fetahajt. Në çerekfinale janë kualifikuar edhe Llapi, Trepça ’89, Drenica dhe Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat