Kololli shënoi dy gola, por të pafat ndaj Baselit!

Futboll

Kololli shënoi dy gola, por të pafat ndaj Baselit!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:27
Kololli në veprim

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, me ekipin e Lausanne-Sport, gjashtë minuta e ndanë nga pika e madhe. Baseli shënoi fitore me rezultat 4:3 ndaj Lausanne-s, në takimin që u luajt në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel. Lausanne ishte në epërsi me 3:1, por kampioni bëri përmbysjen e disavantazhit. Në minutën e 9-të, Kololli për bukuri zotëroi një top dhe nga afërsia me gjuajtje të fortë shënoi  për epërsinë e Lausanne-s. Ai realizoi nga penalltia në 68-të, kur me mjeshtri të rrallë e kreu goditjen dhe udhëheq me 1:3 ekipi i tij. Baseli këndellet dhe shumë shpejt përmbysi këtë epërsi . Golat për Baselin i shënuan: Doumbia (11’ e 72’), Akanji (74’) e Janko (84’) dhe për Lausanne-n: Kololli (9’ e 68’-nga penalltia),  Campo (39’).  Taulant Xhaka u paraqit standard për Baselin, sikurse edhe Kololli për Lausanne-n. Kololli deri më tash ka realizuar 6 gola në kampionatin zviceran. Baseli kryeson me 56 pikë, 17 më shumë se vendi i dytë Young Bosy, kurse Lausanne zënë pozitën e nëntë me 19 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat