Napoli kockë e fortë për Chievo-n, Hysaj asistoi

Futboll

Napoli kockë e fortë për Chievo-n, Hysaj asistoi

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:58
Pamje si festohet goli

Skuadra e Napolit importoi tri të rëndësishme dhe e ruan hapin në luftë për titullin e kampionit. Napoli u tregua kockë e fortë për Chievo-n nga Verona, duke e mposhtur me rezultat 3:1. Pa dyshim se duhet veçuar asistimin e Hysajt në minutën e 31-të kur shënoi Lorenzo Insigne për 0:1. Pas shtatë minutave Marek Hamsik ngriti epërsinë në 0:2. Piotr Zielinski shënoi gol nga rreth 18 metra dhe ngriti epërsinë në 0:3 në minutën e 58-të. Vendasit shënuan golin ngushëllues në minutën e 72-të përmes Riccardo Meggiorini.  Hysaj luajti titullar sikurse edhe Përparim Hetemaj për Chievo-n. Pas 25 jave Napoli është në vend të dytë me 54 pikë, nëntë me pak se Juventusi dhe Chievo është në pozitën e 11-të me 32 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat