Mourinho kërkon yllin e Real Madridit

Futboll

Mourinho kërkon yllin e Real Madridit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:56
Jose Mouirnhos dhe

Toni Kroos është në planet e menaxherit të Manchester Untiedit, Jose Mouirnhos

Objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës është sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Por, ‘Djajtë e Kuq’ duhet të përforcohen edhe më shumë nëse duan të triumfojnë në Premierligë dhe Evropë.

Sipas 'The Independent', në planet e Jose Mourinhos është mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, të cilin e ka vëzhguar edhe më herët.

Por, Mourinho do ta ketë të vështirë ta transferoj gjermanin, pasi ky i fundit para disa muajve ka nënshkruar kontratën e re, deri në vitin 2022, ku përfiton rreth 20 milionë euro në sezon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat