Turne futbolli humanitar në Rakestad të Norvegjisë për nder të Pavarësisë së Kosovës

Futboll

Turne futbolli humanitar në Rakestad të Norvegjisë për nder të Pavarësisë së Kosovës

Nga: Muharrem Binaku Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 10:36
Pamje nga turniri i futbollit humanitar në Norvegji

Klubi i futbollit Dardania If, i cili vepron në kuadër të shoqatës shqiptare më të madhe në Suedi ”Shoqata shqiptare Dardania” në Borås të Suedisë më 19 shkurt mori pjesë në turneun humanitar ”Pavarësia” në qytetin Rakestad të Norvegjisë në futsall.

Në këtë turnir morën pjesë 24 ekipe nga Norvegjia dhe Suedia. Ekipi Dardania IF u dallua me lojëra cilësore dhe sjellje shembullore gjatë këtij turniri dhe zuri vendin e tretë ne ketë turnir. Dardan Ibishi nga Dardania IF u shpall lojtari më i mirë i këtij turniri.

Përveç lojërave që bëri ekipi Dardania IF lojtarët e saj u takuan dhe u njohën edhe me lojtarë të tjerë të cilët luajnë në klube të ndryshme norvegjeze.

Stafi udhëheqës dhe lojtarët e klubit të futbollit Dardania IF u mirëpriten ngrohtësisht nga Haziz Aasen, udhëheqes i klubit të njohur Fortuna nga Oslo e Norvegjisë dhe u zotuan se do ta vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin e filluar ndërmjet Klubit Dardania If nga Boråsi dhe klubit të futbollit Fortuna nga Oslo.

Klubi Ddardania If u themelua me datë 28 mars 2010. Për 4 vite garimi në liga Suedeze Dardania IF i fioti 3 divizione(liga) ku u kualifikua dhe garoi në divizionin e IV-të në regjionin Västra Götaland. Tani vazhdon garat në divizionin e VI-të të këtij regjioni. Në gjirin e këtij klubi luajnë shumë djem shqiptarë dhe të tjerë që u edukuan në klubin e famshëm IF Elbsborg dhe klube tjera suedeze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat