Fadil Vokrri, i pikëlluar për vdekjen e Kurshumliut

Futboll

Fadil Vokrri, i pikëlluar për vdekjen e Kurshumliut

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:26
Vokrri

Ish-gjyqtari i mirënjohur i futbollit, Remzi Kurshumliu, ka ndërruar jetë, duke pikëlluar miqtë e dashamirët sportiv. “Lajmi për vdekjen e Remzi Kurshumlisë, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj. Kontributi i Remzi Kurshumlisë  ishte i madh dhe i çmueshëm, në futbollin e Kosovës. Remziu ishte një punëtor i madh dhe i palodhshëm i futbollit. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm. Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”, shkruan Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat