Messi proteston ndaj trajnerit

Futboll

Messi proteston ndaj trajnerit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:55
Lionel Messi

Edhe pse i dha fitoren skuadrës së tij duke shënuar dy gola nga Legante, Lionel Messi nuk festoi. Argjentinasi nuk i refuzoi përgëzimet e shokëve të skuadrës në të dy rastet por në fytyrën e tij nuk u pa asnjë buzëqeshje, as në fundin e ndeshjes teksa largohej nga fusha e lojës. mediat spanjolle shkruajnë se numri 10 i Barcelonës është duke shprehur në këtë mënyrë protestën e tij për zgjedhjet e trajnerit Luis Enrique, sa in përket rreshtimit të ekipit apo edhe lojtarëve që zgjedh si titullarë dhe zëvendësues. Mediat shkruajnë se Barca e ka humbur identitetin e saj madje ekipi po bëhet aq qesharak sa yjeve të skuadrës u vjen turp edhe të festojnë.

Kjo duket edhe në fytyrat e Pique dhe Iniesta në bankinë.

nga dhomat e zhveshjes së Barca del thashetheme se ekipi ka prekur fundin, dhe se nuk mund të bëjë gjë tjetër veç të ngrihet por i vetmi titull për të luftuar ka mbetur kupa e mbretit.

Lojtarët kanë marrë premtimin nga drejtuesit se në fund të sezonit do të shkarkojnë Luis Enrique. E nëse kjo nuk do të bëhet, atëherë Messi e disa të tjerë nuk do të vazhdojnë më të veshin këtë fanellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat