Iniesta: Të luftojmë për gjithçka

Futboll

Iniesta: Të luftojmë për gjithçka

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:59
Iniesta e Enrique

Barcelona nuk po kalon formën më të mirë të mundshme. Fitorja e fundit në çastet e fundit me rezultat 2:1 ndaj Leganes-it në Camp Nou,  bëri që trajneri Luis Enrique të kritikohet. Megjithatë,  futbollisti Andres Iniesta tha se nuk e kanë humbur besimin te trajneri. “Nuk e kemi humbur besimin te vetja apo te trajneri. Mendoj se është një periudhë e përkohshme nëpër të cilën po kalojmë. Jam i sigurt se do t’i tejkalojmë këto probleme dhe do të na kthehet mentaliteti fitues në sfidat e radhës. Asgjë nuk është humbur dhe duhet të jemi të bindur se do të kthehemi për t’i bërë gjërat si duhet. Nuk duhet të shikojmë prapa. Duhet të shikojmë përpara dhe të luftojmë për gjithçka”, tha Iniesta. Pas 23 jave në Spanjë, Barcelona është në vend të dytë me 51 pikë, ka dy ndeshje më shumë se lideri Real Madridi që ka tubuar 52 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat