Pësoi debakël nga Pescara, Genoa shkarkon trajnerin

Futboll

Pësoi debakël nga Pescara, Genoa shkarkon trajnerin

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 19:08
Ivan Juriç

Ivan Juriç nuk është më trajneri skuadrës së Genoas.

Humbja turpëruese nga ekipi i fundit në renditje Pescara me rezultat 5:0, ka bërë që drejtuesit e Genoas ta shkarkojnë nga detyra trajnerin Ivan Juriç dhe në vendin e tij kanë emëruar Andrea Mandorlinin.

Juriç që ishte ulur në stolin e skuadrës së Genoas në fillim të stinorit të shkuar ka humbur besimin e presidentit Enrico Preziosi i cili vendosi ta largojë atë nga puna.

Mandorlini ka marrë menjëherë drejtimin e skuadrës dhe do të debutojë me Genoan këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Bolognas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat