Bayer sfidohet nga Atletico, City përballet me Monaco-n

Futboll

Bayer sfidohet nga Atletico, City përballet me Monaco-n

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 19:23
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet e Champions League si gjithmonë sjellin emocione të pakufishme.  Ndeshjet e të tetës së finales priten me ankth nga tifozët, sepse çdo gabim i secilës skuadër ia vështirëson më shumë gjasat për sfidën e kthimit. Atletico Madrid njihet nga skuadrat që aplikon mbrojtje jashtëzakonisht të fortë e cila udhëton për në Leverkusen për të arritur rezultat të favorshëm ndaj Bayerit, në takimin që luhet nesër në orën 20.45 Këto skuadra sa herë janë ballafaquar mes vete rivaliteti ka qenë i madh dhe vështirë është të parashikohet se cila do të jetë më afër qëllimit, ani se skuadra spanjolle për një fije hiqet si favoritë për të kaluar tutje. Bayeri ka ekip të mirë dhe beson se në terren të vetin do të dalin triumfues, që do të jetë përparësi për takimin e kthimit në Madrid. Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone shpreson se do të arrijnë rezultat të mirë që i jep edhe më shumë qetësi për sfidën në Madrid. Ndërkaq, sfida tjetër interesante do të jetë në mes Manchester Cityt që drejtohet nga Pep Guardiola dhe Monaco-s që udhëheq renditjen në Francë. Dy skuadra që kanë respektin e  ndërsjellë, por City konsiderohet se ka ekip më të mirë, por në anën tjetër Monaco parashikohet se do të jetë shumë e rrezikshme. Bayer – Atletico e Manchester City – Monaco janë dy sfida që pritet me kureshtje nga tifozët. Në fakt, Bayerit i mungojnë Calhanonglu i pezulluar nga FIFA dhe Tah i dëmtuar ndërkohë që është në dyshim Admir Mehmedi. Sa i përket Atleticos mungesat më të rëndësishme janë ato të dy titullarëve të prapavijës, Diego Godin dhe Juanfran, por lajmi i mirë për Simeonen është se rikthehet nga një lëndim i gjatë portieri Jan Oblak. City duhet ta kenë frikë formacionin që drejtohet nga Leonardo Jardim. Pa Gabriel Jesus, Gundogan dhe Kompany të lënduar, Guardiola pret shpërthimin e Sergio Agueros por edhe një paraqitje super nga dyshja De Bruyne-Sterling për të vënë në vështirësi, Radamel Falcaon me shokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat