Perez do që të largohet nga Arsenali me çdo kusht

Futboll

Perez do që të largohet nga Arsenali me çdo kusht

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:00
Lucas Perez

Sulmuesi spanjoll nuk është aspak i lumtur te Arsenali.

Lucas Perez u transferua gjatë verës nga Deportivo La Coruna tek Arsenali për 20 milionë funte, por deri më tani ai ka pasur shumë pak hapësira në skuadrën e Arsene Wenger.

Kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të stinorit dhe hapjes së afatit kalimtar të verës, agjenti i lojtarit ka treguar që kërkesa e Perez është të largohet me çdo kusht nga Londra me destiancion të mundshëm Milanin, transmeton KosovaPress.

“Lucas nuk është i lumtur dhe do që të largohet nga Arsenali, pasi që nuk ka arritur të përshtatet këtu dhe nuk i është dhënë mundësia të tregojë atë që është në gjendje të bëjë ai”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“Milani është një klub i madh dhe ai i pëlqen shumë ata edhe pse nuk kemi pasur bisedime asnjëherë me drejtuesit e Rossonerëve”.

Perez ka regjistruar vetëm 17 paraqitje me Arsenalin këtë stinor në të gjitha garat ku ka arritur të shënojë 8 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat