Clattenburg shtynë vendimin për të shkuar në Arabinë Saudite

Futboll

Clattenburg shtynë vendimin për të shkuar në Arabinë Saudite

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 23:47
Mark Clattenburg

Gjyqtari i njohur anglez do të gjykojë në Premier Ligë edhe këtë javë.

Mark Clattenburg ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit në Arabinë Saudite për të gjykuar ndeshjet në këtë shtet, por ai do të qëndrojë në Angli për të paktën edhe një javë.

Clattenburg që cilësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë në botë, është përcaktuar ta drejtojë takimin në mes të West Bromwich Albion dhe Bournmeouth.

41-vjeçari ka njoftuar ditë më parë se do të largohet nga Anglia, pasi që nuk ka përkrahjen e nevojshme nga Shoqata e Gjyqtarëve në ishull.

Siç raportojnë mediat angleze, ai pritet të përfitojë afro 500 mijë funte në vit me kontratën një vjeçare që ka nënshkruar në Arabinë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat