Pique: Jemi ende gjallë, deri në fund me Enriquen

Futboll

Pique: Jemi ende gjallë, deri në fund me Enriquen

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 00:03
Gerard Pique

Gerard Pique i ka dal krah trajnerit të Barcelonës, Luis Enriques.

Skuadra e Barcelonës fitoi me shumë vështirësi kundër Leganes (2-1) me një penallti të kthyer në gola nga Lionel Messi në minutat e fundit.

Pique ua kujton tifozëve situatën që ishin në sezonin 2014-15, para se të vinte Luis Enrique.

“Kur Luis Enrique erdhi këtu ne ishim në një situatë m…”.

“Dua që të gjithë ta kujtojnë punën që kemi bërë dhe atë që ka bërë ai me të gjithë lojtarët. Ne jemi me të deri në fund”.

“Mesazhi im drejt fansave është se ne jemi ende gjallë dhe unë besoj që ne kemi ende gjasa në La Liga dhe do të luftojmë deri në fund”.

“Sa i përket Ligës së Kampionëve, u kërkoj fansave të qëndrojnë me këmbë në tokë”.

“Nëse ne kthehemi, ata do të jenë shumë nervoz që kanë qëndruar në shtëpi”.

“Sa i përket Kupës ne jemi në finale me Alavesin dhe shpresojmë ta fitojmë”, ka thënë Pique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat