Higuain i bindur: Juve shkon në finale

Futboll

Higuain i bindur: Juve shkon në finale

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:00
Higuain e Dybala

Futbollisti Gonzalo Higuain është i bindur se Juventusi do të shkojë n finale të Champions League. “Të jesh fitues është e vetmja gjë që ka rëndësi në futboll. Kjo nuk është një frazë në eter, por shembulli më i qartë dhe thelbi i ekzistencës së Juventusit. Një klub ku shqetësohesh vetëm për të luajtur e fituar. Kio është një gjë e rëndësishme. Ndihem shumë i lumtur me dashurinë që këmbej nga fusha me bashkëlojtarët, tifozët, klubin, qytetin. Ndihem pjesë e tyre. Dhe unë e dija se kisha bërë zgjedhjen e duhur, që momentin kur vendosa të transferohesha këtu. Kam gjetur pikën e qetësisë mendore në jetën time, në punë dhe jashtë fushe. Jam pjesë e një ekipi që lufton për të fituar Champions League, kam gjetur një qytet të bukur, në të cilin dua të endem sa më gjatë.  Kapiteni Buffon? Ju gjithmonë mund të mësoni nga një njeri dhe futbollist si ai. Ka fituar gjithçka, por vazhdon të stërvitet si një fëmijë. Kështu edhe Dani Alves me shokë të tjerë. Uria është ajo, që të bën të fitosh. Mjedisi në klub të krijon ndjenja të menjëhershme. Para se të hyjmë në fushë shohim fotot e Platini, Baggio, Zidane, Del Piero dhe natyrshëm themi: Luajmë me të njëjtën fanellë, ndaj duhet të japim më të mirën. Champions League? Ne mund të shkojmë deri në fund, por duhet të jemi të qetë. Kemi një ekip të fortë dhe e dimë që mund të shkojmë në finale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat