Shqipëria ndeshet me Bosnjën e Dzekos

Futboll

Shqipëria ndeshet me Bosnjën e Dzekos

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:37
Pamje nga një gëzim i Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin per ndeshjen miqesore per daten 28 mars, e cila eshte tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do te luhet ne “Elbasan Arena” Shqipëria kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjës. Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë në 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë me 28 mars, ku skuadra e De Biasit do të presë në një takim miqësor Bosnjën. Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësor me skuadren e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për t'u konfirmuar në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat