Të luash kundër Messit e Ronaldos

Futboll

Të luash kundër Messit e Ronaldos

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:39
Bonucci

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur për duelet më të vështira në këtë garë. Nuk diskutohet: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy rivalët e parë në listën e italianit. “Secili ka stilin e tij. Messi ka më tepër talent, është më supernatyral, ndërsa Ronaldo është më i plotësuar si futbollist. Megjithatë, ata të dy janë të jashtëzakonshëm, fenomen, klas krejt tjetër”, – u shpreh ai. Bonucci vazhdoi: “Të luash kundër tyre sigurisht që është diçka motivuese. Je i detyruar të japësh 110%, sepse 100% nuk mjafton. Për mua është gjithmonë emocionuese, kur kam përballë yje të tillë. Në disa ndeshje më ndodh që jap diçka më tepër, gjë që më pengon të jem po aq i angazhuar në ndeshjet e tjera, ato të zakonshme. Mbase kjo është pika ku duhet të përmirësohem këtë sezon dhe deri kur të largohem nga futbolli: të jap 110% në çdo ndeshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat