Interesimi i Barçës po bën që Isco mos të rinovojë me Realin

Futboll

Interesimi i Barçës po bën që Isco mos të rinovojë me Realin

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:49
Isco

Çështja Isco vazhdon të jetë kryelajm në mediat sportive spanjolle.

Ylli i Real Madridit vazhdon t’i thotë jo rinovimit te Los Blancos pasi nuk është i kënaqur me minutat në fushë.

Për ish-mesfushorin e Malagas sipas Cadena COPE është duke menduar edhe Barcelona dhe interesimi i tyre ka bërë që Isco mos të pranojë marrëveshjen me Realin.

Spanjolli është profili i lojtarit që pëlqehet shumë nga klubi katalunas dhe gjatë verës pritet të fillojnë edhe hapat e parë konkret drejt tij.

Për Iscon ka shfaqur interesime dhe Juventuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat