Dramë në Etihad, Manchester City fitoi 5:3 ndaj Monaco-s

Futboll

Dramë në Etihad, Manchester City fitoi 5:3 ndaj Monaco-s

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:39
Manchester City 5:3 Monaco

Tetë gola u shënuan në stadiumin “Etihad” ndërmjet Manchester Cityt dhe Monaco-s, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League. Manchester City shënoi fitore me rezultat 5:3 kundër liderit të Kampionatit të Francës, Monaco-s.

Një ndeshje për mbamendje të paktën sa i përket shënimit të golave dhe rikthesave në rezultat. Në minutën e 26-të, Rahhem Sterling nga afërsia se pati të vështirë të shënoi pas asistimit për bukuri te Sanes. Futbollisti Fabinho me mjeshtri harkoi, ndërsa Falcao reagoi edhe më bukur me kokë dhe nga afërsia e barazoi rezultatin 1:1. Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë Kylian Mbappe nga afërsia me një gjuajtje të fortë e tundi portën e vendasve 1:2.

Falcao në minutën e 50-të pati rastin të dyfishoi epërsinë, por dështoi nga penalltia, pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Caballero. Manchester City nuk dorëzohet por gjithnjë e më shumë merr veten. Në minutën e 58-të, Sergio Aguero e barazoi rezultatin 2:2.

Pas tre minutave (61’) Falcao me një depërtim individual futet në 16-sh dhe e mposhti portierin vendas, 2:3. Përmbysja e rezultatit ndodhi brenda 8 minutave. Aguero në minutën e 71-të, barazoi rezultatin 3:3, ndërsa John Stones nga afërsia kaloi në epërsi Cityn në 4:3 në minutën e 77-të. Futbollisti Leroy Sane solli qetësinë në Etihad, kur shënoi për 5:3, duke sjellë gëzim të madh edhe te trajneri Pep Guardiola. Manchester City shënoi fitore të madhe dhe me qetësi e presin takimin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat