E ardhmja e Prishtinës

Futboll

E ardhmja e Prishtinës

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:17
Laurit Behluli

Laurit Behluli, 15 vjeç, më 17 maj mbush 16 vite, çdo ditë udhëton nga Gjilani për seancat stërvitore në Prishtinë. Portieri i kadetëve (U-17) të FC Prishtina në Superligën e Kosovës U-17, stërvitet me trajnerin e portierëve të kategorive të reja, Bahri Berisha. Por, ditëve të fundit iu ka bashkëngjitur edhe skuadrës së parë, ku krah për krah me portierin e parë, Alban Muqiqi, sëbashku me trajnerin e portierëve, Ahmet Beselica, po punon me zellin më të madh të mundshëm, raporton faqja e FC Prishtina. Andaj, si portieri i katërt i klubit, Behluli premton shumë si talent i madh dhe klubi e ka shpërblyer me kontratë profesionale edhe një talent të ri të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat