Ramadani shpreson me Partizanin ta mposhtin Kukësin

Futboll

Ramadani shpreson me Partizanin ta mposhtin Kukësin

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:27
Ylber Ramadani

Mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes të së dielën në transfertë ndaj Kukësit. Ai u ka tërhequr vëmendjen shokëve të skuadrës për të pasur kujdes sulmuesin kroat Pero Pejiç. “Në çdo fushë Partizani shkon për të marrë rezultat pozitiv, të dhurojmë futboll dhe mendoj se deri tani kemi zhvilluar lojra të mira, ndaj edhe në Kukës do të shkojmë për të bërë rezultat. Në Kukës sigurisht do të synojmë fitoren , por në fund do të jetë fusha ajo që do të përcaktoj rezultatin e kësaj përballje.

Një fitore e jona na mban plotësisht në luftë për kreun. Kukësi ka treguar këtë sezon që është një rival shumë i fortë , nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani, shpresojmë që ne ta thyejmë këtë ecuri pozitive të Kukësit. Pejiç mendoj se mbetet pika më e fortë e Kukësit, pasi ka treguar që është një sulmues i nivelit në lartë.

Në këtë 90 minutësh mendoj se do të jetë një luftë e ashpër në mesfushë , si Kukësi ashtu edhe ne kemi lojtarë të fortë në këtë repart dhe mendoj se kjo sfidë do të rezervojë duele të ashpra. Ne stërvitemi në kushte me bar sintetik dhe sigurisht do të jetë e përshtatshme dhe për ne që fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri” është me bar sintetik.

Suksesi në Derbi ndaj Tiranës sigurisht që ka ndikuar pozitivisht në moralin e skuadrës , por s’ka vend për eufori , jemi me këmbë në tokë, pasi në derbi bëm thjesht detyrën realizuam objektivin që kishim marrjen e 3 pikëve. Kush mund të shënoj ndaj Kukësit? Mendoj se njëri midis Ekuban apo Trashit”, është shprehur Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat