Conte me deklaratë të papritur për shkarkimin e Ranierit

Futboll

Conte me deklaratë të papritur për shkarkimin e Ranierit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 20:34
Antonio Conte

Edhe Antonio Conte ka folur për shkarkimin e Claudio Ranierit nga skuadra e Leicester Cityt.

Trajneri i Chelsea ka deklaruar se lojtarët nuk mund të vendosin nëse një trajner duhet të shkarkohet.

Në Angli raportohet se lojtarët e Leicesterit kanë gisht në shkarkimin e 65 vjeçarit.

“Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve, pasi besoj që nuk është e drejtë. Kjo është mungesë respekti për Claudion”, ka deklaruar Conte.

“Lojtarët nuk mund të vendosin nëse trajneri duhet të shkarkohet.  Nëse kjo ndodh, atëherë ai klub është i varfër dhe pa pushtet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat