Të gjithë të “çmendur” pas Kylian Mbappe

Futboll

Të gjithë të “çmendur” pas Kylian Mbappe

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 22:20
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe Lottin është njeriu i momentit në futbollin evropian. 18 vjecari që luan sezonin e dytë tek Monaco ka vënë në rradhë të mëdhenjtë e Evropës për shërbimet e tij. Autor i 7 golave në kampionat, 1 në Kupën e Francës dhe 3 në Kupën e Ligës, ai shënoi golin e 1-rë edhe në UCL.

I rritur tek Bondy dhe i zhvilluar në Principatë, ai ka një sens të zhvilluar goli me diferencë krahasuar me bashkëmoshatarët. Pronari Rybolovlev e vlerëson talentin e tij nga 60-80 milionë euro dhe po përpiqet të bindë menaxherin e lojtarit për rinovim sa më të shpejtë të kontratës.

Kjo pasi skuadra si Dortmund, Barca, Arsenal, Real Madrid, Bayern dhe Man City kanë dërguar zbuluesit e tyre për ta ndjekur nga afër. Madje asistentët e Pep e kërkojnë bashkë me shërbimet e një tjetër lojtari nga Principata, portugezit Bernardo Silva.

UCL është skena e të mëdhenjve dhe Mbappé Lottin, u fut nga dera kryesore në “Etihad”, kur i dha fitoren në pj e 1-rë miqve francezë ndaj vendasve anglezë. Kylian tashmë është një realitet, gjuetia për të ka nisur dhe kostoja nuk do të jetë aspak e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat