Zidane, lojtarëve: Kujdes, ne jemi Real Madrid

Futboll

Zidane, lojtarëve: Kujdes, ne jemi Real Madrid

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 00:07
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ua ka bërë të qartë lojtarëve se nga tani e deri në fund të sezonit, duhet të vuajnë për të marrë rezultate pozitive

Real Madridi kishte një mundësi të mirë që të distancohej nga Barcelona dhe Sevilla në renditjen e La Ligas, por Los Blancos dështuan ta bëjnë këtë duke pësuar humbje 2:1 nga Valencia.

Kjo i ka krijuar vështirësi 11 herë kampionëve të Evropës, që tani janë në nivel pikësh me Sevillan, por që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara – njërën prej tyre e zhvillojnë të dielën kundër Villarreal.

Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane, në konferencën për media para ndeshjes me Villarrealin, tha se lojtarët duhet të fokusohen maksimalisht për sfidat e radhës, pasi kundërshtarët do të përpiqen t’i largojnë nga ai pozicion ku gjenden.

“I analizoj në detaje të gjitha ndeshjet e rivalëve. Me ndodh t’i shoh edhe nga 2 apo 3 herë ndeshjet e tyre të fundit. Por, kur luajnë ndaj Real Madridit, ndryshojnë krejtësisht", tha Zizu.

"Asnjë rival nuk luan njëjtë kur përballë tyre është Real Madridi. Kjo sepse, të luash ndaj Real Madridit është një motivim i dyfishtë dhe ne duhet t’a kemi parasysh këtë”, shtoi Zidane, i cili pret ndeshje shumë të vështirë të dielën mbrëma ndaj Villarreal, por thotë se shkojnë atje vetëm për fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat