Demhasaj shënon në fitoren e Schaffhausen-it

Futboll

Demhasaj shënon në fitoren e Schaffhausen-it

Nga: K.Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:05
Demhasaj

Sulmuesi shqiptar Shkëlqim Demhasaj dëshmoi lojë të mirë dhe me ekipin e tij Schaffhausen shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Winterthur-it, në ndeshjen e javës së 22-tët ë Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). Futbollisti Demhasaj luajti standard dhe shënoi nga penalltia në minutën e 50-të.  Lang në minutën e 79-të e ngriti epërsinë në 2:0 dhe mysafirët e ngushtuan humbjen në 2:1 përmes Silvios që ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 90+4.  Granit Lekaj, Muhamed Demiri, Gjelbërim Taipi luajtën standardë. Demhasaj u zëvendësua në minutën e 82-të e Taipi në atë të 90+1. Argjend Cani luajti nga minuta e 82-të për Winterthur-in, Demhasaj e Lekaj u ndëshkuan me karton të verdhë. Schaffhausen është në vend të fundit (i dhjeti) me 17 pikë, kurse Winterthur në pozitën e tetë me 21 sosh. Demhasaj është në pozitën e katërt të shënuesve me 9 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat