Trepça ’89 fitoi, thelloi epërsinë në krye të renditjes

Futboll

Trepça ’89 fitoi, thelloi epërsinë në krye të renditjes

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:56
Fiton Hajdari

Trepça ’89 nga Mitrovica arkëtoi tri pikë të rëndësishme, duke thelluar edhe më shumë epërsinë në krye të renditjes ndaj rivalëve të tjerë.  Trepça ’89 para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 4:0 Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit.  Mitrovicasit patën një mori raste dhe fitorja ka mundur të jetë edhe më thellë.  Në minutën e 43-të, mbrojtësi Përparim Islami kaloi në epërsi ekipin e tij. Në pjesën e dytë pikërisht më minutën e 65-të, Florent Hasani thellon epërsinë në 2:0.  Futbollisti Fiton Hajdari realizoi dy herë në fund pikërisht në minutën e 88-të dhe në atë të 90-tën për fitoren 4:0. ’89-shi që udhëhiqet nga kryetrajneri Zekirja Ramadani kryeson renditjen me 42 pikë, ka gjashtë më shumë se Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, kurse Drenica është në pozitën e 8-të me 19 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat