Murinjo premton transferime të bujshme në verë

Futboll

Murinjo premton transferime të bujshme në verë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:14
Menaxheri i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo

Menaxheri i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo ka zbuluar se gjatë verës së këtij vitit do të transferojë dy ose më shumë lojtarë me zë në botën e futbollit.

Portugezi vlerëson ecurinë mjaft të mirë të “Djajve të Kuq” në të gjitha kompeticionet ku ata marrin pjesë këtë sezon, teksa Junajtid bëhet gati për sfidën përballë Mançester Sitit në kuadër të EFL Cup, apo e thënë ndryshe Kupa e Ligës.

“Ndryshe nga një sezon më parë tashmë skuadra është më e mirë dhe niveli është rritur. Mendoj se që në korrik do nisim me disa transferime të mëdha për të rritur akoma nivelin dhe lojën tonë”, u shpreh portugezi.

Disa nga emrat e futbollistëve të njohur të cilët kërkohen nga gjigandët e Premier Ligës janë Frenk Kesie i Atalanta-s, Antonie Grizman i Atletiko Madrid-it, Kylian Mbappe i Monakos, Donaruma i Milan dhe futbollisiti shqiptar Elseid Hysaj i Napoli-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat