Strakosha me tri pikë, Xhemaili me një në Serie A

Futboll

Strakosha me tri pikë, Xhemaili me një në Serie A

Nga: K.Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 17:07
Thomas Strakosha

Portieri Thomas Strakosha me ekipin e Lazio-s si vendas me vështirësi shënuan fitore me rezultat 1:0 në ballafaqim me Udinese-n. Strakosha pati disa intervenime të mira, ndërsa në minutën e 72-të Immobile shënoi nga penalltia për fitoren e skuadrës nga Roma, e cila renditet në vend të pestë me 50 pikë. Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili me ekipin e Bologna-s në çastet e fundit si mysafir lëshuan fitoren nga duart, duke u nda baras me rezultat 1:1 me Genoa-n. Xhemaili luajti standard dhe tregoi lojë mjaft të mirë. Në minutën e 57-të, Federico Vivian shënoi për Bologna-n dhe Olivier Ntcham në atë të 90+4 për Genoa-n. Në 15 minutat e fundit Bologna luajti me një futbollist më pak, ngase Torosidis u përjashtua me karton të kuq.  Bologna është në vend të 15-të me 26 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat