“Ozil, njëri nga më të mirët në botë”

Futboll

“Ozil, njëri nga më të mirët në botë”

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 19:47
Jerome Boateng dhe Mesut Ozil

Jerome Boateng ka vlerësim maksimal për bashkëkombësin e tij, Mesut Ozil.

Ylli i Arsenalit është kritikuar shumë kohëve të fundit për rendimentin e tij gjatë ndeshjeve, duke e ‘gozhduar’ për paraqitje të dobëta.

Por, kështu nuk mendon edhe mbrojtësi i Bayern Munich, Boatang, i cili e ka shok te kombëtarja gjermane.

Sipas Boatengut, Ozil është futbollist i klasit botëror, por nuk po përjeton një periudhë të mirë.

“Ai është lojtar i klasit botëror”, ka thënë fillimisht Boateng për mediat gjermane.

“Çdo futbollist ka periudhat e tij kur nuk i shkon gjithçka në rregull”.

Megjithatë, Boateng thekson se Ozil vazhdon të mbetet njëri nga futbollistët më të mirë në botën e futbollit.

“Ai është njëri nga më të mirët në botë”, përfundoi mbrojtësi gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat