Juventusi i bashkohet garës për Bernardeschin

Futboll

Juventusi i bashkohet garës për Bernardeschin

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 00:53
Buffon dhe Bernardeschi

Sipas medieve italiane edhe Juventusi janë vënë pas transferimit të anësorit të Fiorentinas, Federico Bernardeschi.

Është folur shumë se Bianconerët janë të prirur për të afruar në skuadër anësorin sulmues të Sassuolos, Domenico Berardi, por mediat e sotmë në Itali nuk e thonë këtë gjë.

Sipas edicionin të mëngjesit të La Stampas thuhet se Bernardeschi ka rrëzuar Bernardin nga gara dhe tashmë shihet si objektivi numër për të afruar gjatë verës.

Me 23-vjeçarin në formë të mirë në rolin e numrit 10 për Violan, thuhet të ken zhvendosur interesimin në rrugën e tij.

Megjithatë, Juve nuk pritet ta ketë të lehtë pasi do të ballafaqohet me konkurrencën e fortë nga Interi dhe Chelsea, dy prej ekipeve të cila janë të etura për lojtarin e lindur në Carrara.

Bernardeschi momentalisht gjendet jashtë fushave të blerta, pasi është duke vuajtur nga një lëndim i kyçit të këmbës.

Transferimi i talentit italian skuadrave do t’i kushtonte së paku 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat