6 ndeshje pa fitore në një fazë janë shumë për një skuadër që ka fituar 24 herë titullin kampion. Tirana nuk fitoi as ndaj Korabit të vendit të fundit duke barazuar 1-1 në “Loro Borici” pas një ndeshje ku shfaqi shumë kufizime në lojë por dhe pasaktë si përpara portës. Në një përballje që duhet të motivonte bardheblutë , për vetë pozitat e tyre në renditje, Tirana u shfaq e ngadaltë , madje duke i lejuar dhe Korabit të shënojë golin e parë për vitin 2017-të .
Vetëm barazimi i shpejtë mund të cilësohet si nota pozitive për Tiranën në këtë transfertë , që të paktën me golin e dytë sezonal të Edehu duk sikur i dha vetes një mundësi për përmbysje. .
Në se në pjesën e parë Tirana të paktën kishte luajtur duke parë ti anullohej një gol në minutë n e 8-të , apo duke shpërdoruar dhe raste si këto të Likës dhe Edeh në fraksionin e dytë mundësitë ishin më shumë sporadike. Afrikanët madje mund të thuhet se janë kthyer në një problem sa i përket finalizimit, pasi dhe në të 48-të n Taku dha një tjetër top për Edeh por nigeriani nuk goditi dot, ashtu si dhe Acquah nuk gjeti dot kuadratin në të 58-të n. Madje Korabi dhe mund ta kishte marrë fitoren nëse Mziu do të kishte ulur pak më poshtë shënjestrën apo Kaloshi nuk do të ishte zënë në pozicion jashtë loje te ky gol. Një barazim që ndoshta nuk i bën shumë punë Korabit, por të paktën ndikon në moralin e skuadrës, në ndryshim nga Tirana, që përvec pikëve vazhdon të humbasë dhe moralin.